Paqueta rrezikon Botërorin pas lëndimit

0%

Shpërndaje në: Mesfushori Lucas Paqueta mund ta humb Botërorin pas lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Japonisë. Ai pritet të mbetet jashtë fushës të paktën tre javë shkaku i lëndimit të muskulit të këmbës së majtë. Mesfushori i Flamengos, ka luajtur nga minuta e parë në tri ndeshjet e fazës grupore. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm te Brazili i drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Por te Federata e Futbollit e Brazilit thonë se Paqueta ka lëndim të rëndë muskulor. Paqueta u lëndua në fitoren e Brazilit kundër Japonisë me rezultat 2:1. 28-vjecari luajti vetëm në pjesën e parë. “Paqueta iu nënshtrua një kontrolli mjekësor që konfirmoi një lëndim muskulor në pjesën e prapme të kofshës së këmbës së majtë.

Lojtari do të ndjekë një protokoll intensiv trajtimi, nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të ekipit brazilian, me qëllim rikuperimin dhe rikthimin në fushë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Brazilit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha