Analiza e Duros: Mos të bëhen pishman gjermanët, s’do arrinin ku

0%

Eleminimi përpara kohe i Gjermanisë në Botëror nga skuadra e Paraguajit, ka lënë një shije të hidhur tek tifozët. Për këtë temë foli trajneri Shpëtim Duro, i ftuar në Botërori Amerikan në News 24. “Edhe tifozi më i zjarrtë nuk ishte optimist për këtë skuadër. Ky ishte zhgënjim pasi u eleminua herët, mos të bëhen pishman pasi gjithsesi nuk do arrinin ku donin.

Ne kemi thënë që Gjermania nuk ka lojtarë me potencial për të udhëhequr skuadër. Pashë një deklaratë të Toni Kroos. Ka 2-3 lojtarë të mirë, por vetëm kaq”- tha Duro.

Burimi: Bota Sot