Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Luka Misetiq, ka bërë të ditur se Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara ka miratuar edhe një apel tjetër të Prokurorisë në rastin ndaj Hashim Thaçi për mosrespektim të gjykatës.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Misetiq tha se deri më tani të gjitha apelet e Prokurorisë janë pranuar, ndërsa të gjitha apelet e palës mbrojtëse janë refuzuar nga Paneli i Apelit. “Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Hashim Thaçit për mosrespektim të gjykatës sapo miratoi edhe një apel tjetër të Prokurorisë.
Bilanci aktual në dy çështjet e tij që janë ende në shqyrtim: Apele të Prokurorisë: 3 nga 3 të miratuara (100% sukses); Apele të Mbrojtjes: 44 nga 44 të refuzuara (100% dështim)”, ka shkruar Misetiq.
Avokati i Thaçit ngriti gjithashtu shqetësime lidhur me mënyrën e funksionimit të Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke thënë se kjo gjykatë duhet t’i nënshtrohet një vlerësimi pas përfundimit të mandatit të saj.
“Kur Dhomat e Specializuara të Kosovës t’i nënshtrohen një vlerësimi të pashmangshëm pas përfundimit të mandatit të tyre, drejtësia gjyqësore do të jetë një nga temat kryesore të debatit”, ka shtuar ai. The Appeals Panel of the @SpecialChambers in Hashim Thaçi’s contempt trial just granted another prosecution appeal.
The current record in his two pending cases? • Prosecution appeals: 3 for 3 granted (100% success) • Defense appeals: 44 for 44 rejected (100% failure) When… — Luka Misetic (@MiseticLaw) July 1, 2026
