Thaçi nënshkruan kontratën për ndërtimin e QKMF-së së re në Obiliq:

0%

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), projekt që, sipas tij, pritet të përmirësojë ndjeshëm shërbimet shëndetësore për qytetarët e komunës.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka theksuar se ky projekt përbën një hap të rëndësishëm për sektorin e shëndetësisë në Obiliq. “Sot hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm për shëndetësinë në Obiliq.

Me kënaqësi nënshkrova kontratën për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së, një investim i shumëpritur që do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët tanë”, ka deklaruar Thaçi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka njoftuar gjithashtu se të premten, në ora , do të vendoset gurthemeli i këtij projekti, në praninë e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Të premten bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia në ora do të vendosim gurthemelin e këtij projekti, duke shënuar fillimin e punimeve për një objekt modern, dinjitoz dhe në shërbim të çdo qytetari”, ka shtuar ai.

Në fund, kryetari i Obiliqit ka theksuar se realizimi i këtij projekti është pjesë e angazhimeve të qeverisjes lokale për zhvillimin e komunës. “Premtimet po i shndërrojmë në vepra. Obiliqi po ecën përpara”, ka përfunduar Thaçi.

Burimi: Telegrafi