Pak minuta më parë ka përfunduar procesi i intervistimit të pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit. Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi kane qenë në renditje për t’u intervistuar duke filluar nga ora e deri në . Sipas rezultateve, kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka dalë me më së shumti pikë (91.6).
Dita e sotme për tre anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) ka filluar në ora të mëngjesit, kur janë mbledhur që t’i përpilojnë pyetjet që më vonë do t’u parashtroheshin kandidatëve. Komisoni i cili u ka parashtruar pyetjet kandidatëve ështe përbërë nga kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, Elza Bajrami dhe Visar Kransiqi – anëtarë.
Intervistimi për secilin kandidat ka zgjatur nga 45-60 minuta. Secili nga kandidatët ështe përgjigjur në nga tri pyetjet në temat si: 1. Koncept-dokumenti, 2. integriteti i kandidatit, 3. Aftësi udhëheqëse dhe menaxheriale 4. Njohuri profesionale dhe teknike.
