Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjen e imamit

0%

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Beshir Hamzës dhe babait të tij, I.H., të dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së rëndë të imamit Gazmen Tairovci, ngjarje që tronditi fshatin Zlipotok të Dragashit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Beshir Hamza dyshohet se më , rreth orës , në fshatin Zlipotok, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmen Tairovci. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet të pandehurit dhe viktimës, lidhur me shfrytëzimin e një prone (livadhi).

Sipas Prokurorisë, i dyshuari i ka shkaktuar viktimës lëndime me mjet të mprehtë (thikë), si pasojë e të cilave imami ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me këto veprime, Beshir Hamza dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, babai i tij, I.H., dyshohet se, edhe pse ndodhej në afërsi të vendit të ngjarjes dhe kishte mundësi t’i ofronte ndihmë viktimës pa rrezikuar veten apo të tjerët, nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për ta ndihmuar atë, ndonëse ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën. Sipas Prokurorisë, me këto veprime ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Mosdhënia e ndihmës” .

Prokuroria Themelore në Prizren i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve, ndërsa vendimi pritet të merret pas shqyrtimit të kërkesës. Ndërkohë, imami i ndjerë Gazmen Tairovci do të varroset sot në fshatin Zlipotok, ku edhe humbi jetën tragjikisht.

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për rastin e rëndë: Ekskluzive | Vrasje e rëndë në Dragash: 46-vjeçari theret për vdekje, i dyshuari në arrati Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen në Dragash – Policia është në kërkim të tij Ekskluzive | Ky është 46-vjeçari që u vra me mjet të mprehtë në Dragash Arrestohet edhe babai i dorasit në Dragash, ja për çfarë akuzohet Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com