Pas dy ditësh kërkimesh intensive, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur dje në Liqenin e Batllavës. I gjithë operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të Komunës së Podujevës dhe shoqatat e kërkim-shpëtimit.
Autoritetet kanë bërë të ditur se kërkimet janë zhvilluar në kushte të vështira, ndërsa pas gjetjes së trupit, rasti është proceduar më tej nga organet kompetente. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
