Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në rastin e vrasjes në

0%

Shpërndaje në: Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve, B.H. dhe I.H. lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më , rreth orës , i pandehuri B.H. ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.T., pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme që lidhej me shfrytëzimin e një prone, përkatësisht një livadhi.

Hetimet e deritanishme tregojnë se B.H. dyshohet se e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë (thikë), duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, si pasojë e të cilave G.T. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me këto veprime, ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”. Ndërkohë, I.H., babai i të dyshuarit kryesor, dyshohet për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Prokurorisë, ai ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe ka pasur mundësi t’i ofronte ndihmë viktimës pa rrezikuar veten apo të tjerët, por nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndonëse viktima ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën. Të dyshuarit aktualisht janë në procedurë penale, ndërsa Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj tyre.

Prokuroria Themelore në Prizren ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë personave që bien ndesh me ligjin.

Burimi: Koha