Ndalohen katër shoferë, drejtonin makinat pa leje për vozitje

0%

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, zyrtarët e policisë kanë arrestuar katër shoferë në të gjithë vendin për vozitje pa leje drejtimi të vlefshme. Personat e arrestuar janë nga Shkupi, Koçani, rrethina e Kërçovës dhe rrethina e Tetovës. “Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.

U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë mjet pa leje drejtimi të vlefshme ose nëse u është lëshuar ndalim drejtimi ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të gjithë së bashku të kontribuojnë për një trafik më të sigurt”, thonë nga MPB.

Burimi: Telegrafi