Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, shpreh mbështetje të plotë për institucionet e drejtësisë në hetimet që po zhvillohen lidhur me dyshimet për shkelje ligjore nga disa importues të naftës.
Sipas një njoftimi për media thuhet se në të njëjtën kohë, Shoqata vlerëson se rastet që aktualisht janë në hetim përbëjnë raste të izoluara dhe nuk përfaqësojnë punën, integritetin dhe profesionalizmin e shumicës së operatorëve të këtij sektori, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje të plotë me ligjin dhe standardet në fuqi.
Detaje nga aksioni i sotëm, 9 persona të arrestuar – sekuestrohen 15 mijë euro dhe pesë autobotë të naftës “Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente dhe mbështet çdo proces që forcon sundimin e ligjit, nxit konkurrencën e ndershme dhe rrit besimin e qytetarëve në tregun e naftës.
Çdo shkelje e mundshme duhet të trajtohet mbi bazën e fakteve dhe përgjegjësia të mbetet individuale, pa u përgjithësuar mbi një sektor që jep kontribut të rëndësishëm në ekonominë e vendit”, thuhet në njoftim.
