Gjendet i vdekur i riu në Liqenin e Batllavës

0%

Është gjetur i pajetë në Liqenin e Batllavës trupi i të zhdukurit Lirim Ruhani. Kërkimet për 25-vjeçarin kishin vazhduar nga dita e djeshme pasi dyshohej se ai kishte rënë nga një mjet lundrues gjatë kohës që ndodhej me familjen. Pas një operacioni kërkimi nga ekipet e shpëtimit, sot është konfirmuar FSK se trupi i tij është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit.

Postimi i plotë FSK gjenë trupin e pajetë të personit të zhdukur në liqenin e Batllavës Pas dy ditë kërkimesh ekipet e kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur dje në Liqenin e Batllavës me inicialet L.R.

I gjithe operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të komunës së Podujevës dhe shoqatat e kërkim shpëtimit. Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot