12-shja e Kosovës U16 është gati!

0%

12-shja e Kosovës U16 është gati!! Kosova U16 në konkurrencën e meshkujve do të marrë pjesë në FIBA U16 EuroBasket 2026, Divizioni C, që zhvillohet në Armeni nga 4 deri më 12 korrik. “Kosova është në Grupin B së bashku me Moldavinë, San Marinon dhe Shqipërinë, ndërsa ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 4 korrik ndaj Moldavisë.

Pas përgatitjeve intensive, është përcaktuar edhe 12-shja finale, me basketbollistët e rinj të Kosovës të gatshëm të japin maksimumin dhe ta përfaqësojnë vendin tonë me krenari”, njofton FBK.

Burimi: Bota Sot