Futbollisti konfirmon largimin nga Partizani pas një sezoni

0%

Mbrojtësi nga Kosta Rika, Karlos Martinez ka njoftuar largimin nga Partizani pas vetëm një sezoni ashtu siç “Panorama Sport” raportoi ekskluzivisht. Të kuqtë vendosën të mos aktivizojnë opsionin për rinovimin e kontratës së tij dhe ai largohet përmes një postimi në “InstaStory”. Rikujtojmë që futbollisti ka luajtur në Botërorin 2022 me Kosta Rikën.

Martinez u afrua me pritshmëri të mëdha te “demat”, por aventura e tij në kryeqytet nuk rezultoi ashtu siç ishte menduar fillimisht. Gjatë sezonit, ai nuk arriti të fitonte vazhdimësi në formacion dhe mbeti shpesh jashtë zgjedhjeve kryesore të ekipit. “Përfundon ky kapitull! Faleminderit Partizani, për mundësinë dhe për gjjithçka që kam jetuar gjatë këtij viti.

Ju uroj shumë suksese”, shkruan ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot