Ky është Lirim Ruhani, 25-vjeçari që humbi jetën në liqenin e

0%

Ky Lirim Ruhani, 25-vjeçari që humbi jetën në liqenin e Batllavës, trupi i pajetë i të cilit u gjet pas dy ditësh kërkimesh intensive nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Trupi i pajetë u lokalizua dhe u nxor nga ujërat e liqenit nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të angazhuara në operacion së bashku me Policinë e Kosovës dhe strukturat komunale të Podujevës.

Kërkimet kishin nisur menjëherë pasi ishte raportuar zhdukja e tij, ndërsa operacioni vazhdoi për dy ditë deri në gjetjen e trupit. Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike pas përfundimit të procedurave hetimore.

Burimi: Bota Sot