Policia e Shtetit ka vijuar me lëvizjet në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa komisariate të vendit, si edhe në Akademinë e Sigurisë. Sipas vendimeve të marra: Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë. Feliks Hoda është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.
Agim Troci është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Pavlin Zhivani është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Pukë. Ledian Kerka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kukës. Vilson Sterkaj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik. Oltion Gjoni është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Devoll.
Vendim Imeraj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë. Medin Hasani është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.
