Rama s’përgjigjet për djegien e kontejnerëve dhe veturave në kryeqytet

0%

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nuk ka dashur që të deklarohet sot për situatën me mbeturina në kryeqytet, pasi disa kontejnerë janë djegur gjatë natës, përfshirë edhe dy vetura. Gjatë një aktiviteti ku u prezantua manua e re për zjarrfikësit, Rama s’deshi të komentojë kur u pyet lidhur me këtë çështje.

Rama s’përgjigjet për djegien e kontejnerëve dhe makinave në kryeqyetet: Prezantimi i kamionit ndërlidhet me krijimin e një sigurie “Po fokusohemi sot në këtë çështje, po e dini që ne kemi vazhduar me përmirësimin e kushteve në të gjitha pjesët e kryeqytetit, edhe për çështjen e mbeturinave.

Prandaj po them, këto të gjitha janë të ndërlidhura për krijimin e një sigurie shtesë në kryeqytet, të kushteve më të mira për secilin qytetar”, tha ai. Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana ka thënë për KosovaPress se informata për zjarrin i kanë marrë rreth orës të mëngjesit të sotëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Rreth orës , është raportuar për një zjarr në rrugën ‘Sylejman Vokshi’ në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin”, tha ai.

Pllana nënvizoi se sipas informacioneve fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ka konfirmuar se si pasojë e zjarrit janë dëmtuar dy vetura. “Aktualisht, hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë ai.

Burimi: Bota Sot