Kombëtarja e meshkujve në basketboll ka udhëtuar dje drejt Kosovës, ku do të luajë në Prizren ndeshjen e fundit të fazës para-eliminatore të Eurobasket 2029. Shqipëria ndodhet në Grupin C bashkë me Kosovën e Sllovakinë, tashmë e eliminuar nga gara, pasi i ka humbur tri përballjet e para. Sfida e datës 2 korrik ndaj Kosovës është një formalitet.
Sfida e fundit pritet të jetë një test për kombëtaren, për të ndërtuar një të ardhme më të suksesshme. Djemtë janë stërvitur për disa ditë për të qenë gati për këtë përballje të fundit. Grupi C – Paraeliminator Të luajtura Sllovaki – Shqipëri, 73-63 Shqipëri – Kosovë, 84-99 Shqipëri – Sllovaki, 68-94 2 korrik (Prizren) Kosovë – Shqipëri,
