La stolin e Holandës pas eliminimit, Koeman i dedikohet bashkëshortes

0%

Trajneri i kombëtares së Holandës, Ronald Koeman, ka njoftuar dorëheqjen e tij pas eliminimit të ekipit nga Kupa e Botës, ku “Tulipanët” u mposhtën nga Maroku në fazën e 1/16-ve të finales.

Holanda, e konsideruar si një nga skuadrat favorite për të bërë një rrugëtim të gjatë në turne, u eliminua pas humbjes 3-2 me penallti, pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në Monterrey.

Skuadra e Koeman ishte shumë pranë kualifikimit falë golit të Cody Gakpo, por në minutat shtesë Issa Diop barazoi rezultatin për Marokun, duke e çuar sfidën te penalltitë. Nga pika e bardhë gabuan Justin Kluivert, Quinten Timber dhe Crysencio Summerville, duke vulosur eliminimin e Holandës. Përmes një postimi në Instagram, 63-vjeçari konfirmoi largimin e tij nga drejtimi i kombëtares.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Mbrëmë mora vendimin t’i jap fund detyrës sime si trajner i kombëtares holandeze. Të gjithë ndanim të njëjtën ëndërr për të bërë histori në këtë Botëror, por nuk ia dolëm. Askush nuk është më i zhgënjyer se unë. Si trajner, përgjegjësia përfundimtare është e imja”, shkroi Koeman.

Ai zbuloi se vendimi lidhet edhe me situatën e vështirë familjare, pasi bashkëshortja e tij, Bartina, është diagnostikuar me kancer të gjirit. “Vitet e fundit më kanë bërë të kuptoj se ka gjëra më të rëndësishme se futbolli. Futbolli ka qenë jeta ime, por shëndeti nuk ka çmim. Kur njeriu që do përballet me një betejë të tillë, këndvështrimi yt ndryshon”, u shpreh ai.

Koeman, ish-trajner i Barcelonës, Southamptonit dhe Evertonit, ishte në mandatin e tij të dytë në krye të kombëtares holandeze. Ndërkohë, Federata Holandeze e Futbollit (KNVB) dënoi ashpër komentet raciste të publikuara në rrjetet sociale ndaj futbollistëve të kombëtares pas eliminimit nga Botërori. “Futbolli bashkon njerëzit, pavarësisht origjinës apo prejardhjes së tyre.

Kemi parë reagime në internet ku lojtarët tanë janë bërë objekt i fyerjeve raciste dhe diskriminuese. Rrjedhimisht, ne mbajmë një qëndrim të prerë kundër këtij fenomeni. Racizmi dhe diskriminimi nuk kanë vend në futboll, as në internet dhe as në shoqëri”, thuhet në reagimin zyrtar të federatës.

Burimi: Bota Sot