Çmimet e derivateve sot në Kosovë

0%

Shpërndaje në: Çmimi i naftës krahasuar me të martën është shtrenjtuar për një cent. Sipas çmimeve maksimale të lejuara për derivate nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Infrastrukturës, litri i naftës sot në Kosovë kushton 1.39 euro, i benzinës 1.35 euro dhe i gazit 0.68 euro. Të martën nafta është shitur 1.38 euro për litër, benzina dhe gazi me çmime të njëjta si sot.

Çmimet e energjisë kanë pësuar luhatje të mëdha që kur Irani u është përgjigjur sulmeve duke mbyllur praktikisht Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore jetike për transportin e naftës dhe gazit.

Kostoja e naftës së papërpunuar ka qenë në rënie të ndjeshme që nga 17 qershori, kur SHBA-ja dhe Irani nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, i cili parashikonte një periudhë 60-ditore negociatash mbi programin bërthamor të Teheranit dhe masa të tjera për t’i dhënë fund luftës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas kompanisë së inteligjencës detare Kpler, numri i anijeve që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit është rritur ndjeshëm që nga nënshkrimi i memorandumit.

Burimi: Koha