Mërgimtarëve

0%

Jetë, o jetë në mërgim, si trenat e zinj në tym e në zi… larg vendlindjes, larg ngushëllimit, me mall e mërzi për atdheun tim. Të gjithë ju që na njihni e s’na njihni, dijeni mirë: atje s’na pret vatra jonë. Ne jemi shtegtarë të përkohshëm, si zogj shtegtarë në fluturim të gjatë. Zëri ynë është i mbushur me dhimbje, ne jemi të mërguar, të lodhur, të huaj…

Kurbeti është rrugë pa kthim, me mungesa, me ndarje, me lot. Na ikin njerëzit pa lamtumirë, dhe nuk jemi pranë as në fund. Jetë, o jetë në perëndim, pse s’na jep pak shpëtim? Por një gjë mbetet e shenjtë: bashkimi ynë, kthimi ynë, dhe dashuria për vendlindjen tonë Mbetët shumë e shtrenjtë.

Burimi: Bota Sot