Këtë të mërkurë mbi vend do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm. Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, ndërsa në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 30 deri në 34 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë. Qytetarëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë zhvillimit të stuhive lokale, veçanërisht në zonat ku mund të ketë reshje intensive, rrufe dhe breshër.
