Shkëndija e mbyll fazën përgatitore me barazim ndaj Zoryas

0%

Shkëndija e Tetovës e ka përfunduar fazën përgatitore në Slloveni me një barazim 2:2 ndaj ekipit ukrainas FC Zorya Luhansk. Skuadra ukrainase kaloi e para në epërsi në minutën e 21-të me golin e Jelaviqit, ndërsa Shkëndija reagoi shpejt dhe barazoi në 1:1 falë golit të Trumçit në minutën e 30-të.

Në pjesën e dytë, Zorya riktheu epërsinë me penalltinë e realizuar nga Janjiq në minutën e 65-të, por vetëm shtatë minuta më vonë, Tamba shënoi për Shkëndijën dhe vulosi rezultatin përfundimtar 2:2.

Gjatë përgatitjeve në Slloveni, Shkëndija regjistroi një fitore 2:1 ndaj Koperit, u mposht 1:0 nga NK Celje dhe pësoi humbje të thellë 4:0 kundër Hajdukut nga Spliti, përpara se ta mbyllte ciklin e ndeshjeve miqësore me barazimin ndaj Zoryas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot