Aksidenti fatal në Shqipëri, dyshohet se shoferi humbi jetën pas një

0%

Shkaku i aksidentit fatal në autostradën Tiranë-Durrës dyshohet të ketë qenë një atak kardiak i pësuar nga shoferi i autobusit. Sipas burimeve të A2 CNN, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar një atak kardiak pak minuta para aksidentit, duke humbur kontrollin e autobusit. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se shoferi dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e këtij problemi shëndetësor.

Ndërkohë, drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, ka deklaruar se autobusi nuk është përplasur me asnjë automjet tjetër. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com