Asambleja i thotë “jo” 100 mijë eurove për “Prishtina Parkingun”

0%

Shpërndaje në: Kuvendi Komunal i Prishtinës i ka thënë “jo” ndarjes së 100 mijë eurove për ndërmarrjen “Prishtina Parking”. Pro këtij vendimi ishin vetëm nëntë asamblistë, ndërsa 14 votuan kundër. Nga udhëheqja e Komunës kanë thënë se 100 mijë eurot kërkohen për shkak të telasheve financiare, si pasojë e një vendimi të Gjykatës Financiare.

Është thënë se kjo shumë do të ndihmonte deri në përfundimin e procedurave të ndryshimit të rregullores së ndërmarrjes. “Për shkak të vendimit të Gjykatës Supreme ndryshimeve që detyrimisht jemi futur ndryshimeve, që një kohë është ballafaquar me probleme financiare. Një propozim vendim për ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria e subvencioneve në vlerë 100 mijë euro.

Kërkoj që të mbështetet ky vendim, për faktin që deri të përfundoj procedura e ndryshimit të rregullores, të aprovohet kjo mbështetje financiare për ndërmarrjen”, ka thënë nënkryetari Florian Dushi. Nora Kelmendi nga VV tha se vendimi nuk i përmbush kushtet dhe standardet minimale të arsyetimit dhe transparencës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pas shqyrtimit të këtij dokumenti konstatojmë që ky vendim nuk i përmbush kushtet dhe standardet minimale të arsyetimit dhe transparencës. Sapo e kuptova që kemi të bëjmë me subvencion. Vendimin që e kemi është i zbrazët. Vendimi fillimisht nuk përmban arsyetim, nuk tregon qëllimin. Nuk e keni përcaktuar shumën e mjeteve financiare gjë që e bënë të pamundur vlerësimin e këtij vendimi.

Në vendim nuk e keni treguar burimin e financimit”, tha Kelmendi. Edhe Besa Shahini nga PSD-ja tha se një vendim i tillë, është i pamundur të votohet shkak i zbrazëtisë së tij. “Është e pamundur me votua këtë vendim në mënyrën si e keni sjellë. Dokumentacionin dërgojeni me kohë dhe arsyetime”, tha Shahini. Në seancë pati edhe përplasje mes asamblistëve të pushtetit dhe të Vetëvendosjes.

Burimi: Koha