Protesta vijon prej disa orësh para Drejtorisë së Policisë Tiranë/

0%

Në një lidhje direkte për programin e drekës, gazetari Renaldo Salianji ka raportuar se prej disa orësh protesta për lirimin e 6 të arrestuarve vijon. Ai raporton se protesta para Drejtorisë së Policisë Tiranë do të vijojë deri në orën dhe më pas do të shihen skenarët. “Një pjesë e protestuesve janë në komisariate.

Protestuesit bëjnë thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar para Parlamentit. Thirrjet “lironi çunat” vijojnë. Protesta do të vijojë deri në orën dhe do të vijojë si zakonisht, por nuk dihet skenari. Mes protestuesve të arrestuar është edhe Dritan Goxhaj, nuk bëhen ende të ditura identitetet e tjera” , raportoi ai.

Njëri prej organizatorëve Arben Kola deklaroi se ata do të qëndrojnë deri në lirimin e protestuesve, por nuk dihet ende nëse protesta do të organizohet para Drejtorisë së Policisë Tiranë apo do të ketë një zhvendosje te Kryeministria dhe kjo do të vendoset në vijim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot