Aksion i gjerë antidrogë në Maqedoninë e Veriut, nëntë personat

0%

Policia e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar një sërë aksionesh kundër posedimit të lëndëve narkotike në territorin e vendit, ku gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar nëntë persona. Në një rast të veçantë, gjatë një kontrolli në Burgun e Idrizovës, tek një i dënuar janë gjetur lëndë të dyshuara narkotike dhe tableta.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), në Shkup janë arrestuar D.G. (29), V.B. (30), një 16-vjeçar nga rrethina e qytetit dhe S.A. (25), shtetas i Turqisë me qëndrim në Shkup. Gjatë kontrolleve, policia u ka sekuestruar substancë të ngurtë të bardhë, marihuanë dhe një thikë.

Ndërkohë, më 29 qershor, rreth orës , Burgu i Idrizovës njoftoi SPB Shkup se gjatë kontrollit të të dënuarit M.A. (53), i cili ishte kthyer nga një dalje me leje, janë gjetur lëndë pluhurore e bardhë dhe tableta. Në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, policia ndaloi R.F. (26), shtetas i Gjermanisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë kontrollit të automjetit me targa gjermane dhe bagazhit të tij personal, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Një tjetër aksion u zhvillua në Kavadarc, ku policia arrestoi S.M. (44) dhe K.Ç. (44), të dy banorë të qytetit. Gjatë kontrollit të automjetit tip “Fiat”, që drejtohej nga S.M., policia gjeti dhe konfiskoi lëndë pluhurore të bardhë dhe marihuanë.

Po ashtu, në orët e para të 30 qershorit, në Negotinë u ndalua një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit iu gjet marihuanë. Ndërsa në Tetovë, policia arrestoi B.SH. (23) nga fshati Leshok. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, në ulësen e pasme u gjetën marihuanë, një thërrmuese, një shkop bejsbolli dhe një grusht metalik, të cilat u sekuestruan nga autoritetet.

MPB bëri të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë të dyshuarve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com