Temperaturat e larta mund të jenë të rrezikshme, doktori tregon masat

0%

Doktor Halil Krasniqi, ka dhënë një sërë rekomandimesh për qytetarët lidhur me përballimin e temperaturave të larta që kanë përfshirë Kosovën dhe rajonin. Sipas tij, temperaturat ekstreme paraqesin rrezik të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, problemet vaskulare, tensioni i lartë i gjakut apo ata që janë në dializë.

“Është shumë e rëndësishme që fëmijët të mos lihen asnjëherë në veturë gjatë vapës. Pacientët kronikë duhet të qëndrojnë në hije, të konsumojnë sa më shumë ujë dhe lëngje, pasi në temperatura të larta organizmi humb një sasi të konsiderueshme të lëngjeve trupore”, thekson Krasniqi.

Ai rekomandon që qytetarët të veshin rroba me ngjyra të çelëta, veçanërisht të bardha, të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell dhe të kufizojnë aktivitetin fizik gjatë orëve më të nxehta të ditës. “Çdo lëvizje e panevojshme fizike rrit humbjen e energjisë, prandaj duhet ta ruajmë organizmin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, pacientët nuk duhet të neglizhojnë marrjen e rregullt të medikamenteve të përshkruara nga mjeku ”, shprehet ai. Krasniqi apelon që qytetarët të kenë kujdes të shtuar veçanërisht në intervalin nga ora deri në , kur temperaturat arrijnë nivelet më të larta, duke theksuar se mbrojtja e grupeve më të ndjeshme duhet të jetë prioritet.

Burimi: Bota Sot