Rama mungon në seancën ku pritet të emërohen aksionarët e

0%

Shpërndaje në: Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nuk është i pranishëm në seancën e Kuvendit Komunal të martën, ndërsa mungesa e tij ka nxitur reagime nga asamblistët e opozitës.

Gjatë seancës, përfaqësuesit e partive opozitare kanë kritikuar mosprezencën e kryetarit të komunës, duke e konsideruar të rëndësishme pjesëmarrjen e tij në një mbledhje ku në rend dite janë disa çështje me rëndësi për kryeqytetin.

Në mesin e pikave kryesore të rendit të ditës është propozim-vendimi për miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore për periudhën 2027-2029, si dhe propozimi për ndarjen e mjeteve financiare për NPL “Prishtina Parking”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, Kuvendi Komunal pritet të shqyrtojë edhe propozim-vendimin për emërimin e aksionarëve në disa ndërmarrje publike, përfshirë kompaninë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”, Ndërmarrjen Publike Banesore, Ndërmarrjen Publike “Gjelbër” dhe Ndërmarrjen Publike “Prishtina Parking”.

Lidhur me këtë pikë, Lëvizja Vetëvendosje ka pretenduar se pritet të emërohen persona të afërt me Partinë Demokratike të Kosovës, si pjesë e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet PDK-së dhe kryetarit Rama

Burimi: Koha