Gjilanit po i largohen disa futbollistë. Klubi bëjnë me dije se pas Sabit Bilalit, janë larguar edhe Vokli Laroshi e Ennur Totre. Duket se Gjilani do të ketë një fytyrë tjetër të skuadrës në edicionin e ri të elitës së futbollit të Kosovës.
“Sport Club Gjilani e falënderon Ennur Totren për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive. Me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me futbollistin Ennur Totre, i cili u paraqit në 23 ndeshje kampionale dhe një të kupës me fanellën kuq e bardh.
Klubi dëshiron ta falënderojë Ennurin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e familjes së Gjilanit. Angazhimi dhe korrektësia e tij kanë qenë të vlerësuara nga bashkëlojtarët, stafi dhe tifozët tanë. I urojmë Ennurit shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij, shëndet dhe arritje në çdo hap të rrugëtimit të tij profesional.
Faleminderit për gjithçka dhe suksese në sfidat e reja! Faleminderit, Vokli Laroshi! Sport Club Gjilani e falënderon Vokli Laroshin për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive.
Me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me futbollistin Vokli Laroshi, i cili u paraqit në 22 ndeshje kampionale dhe dy ndeshje të kupës me fanellën kuq e bardh. Klubi dëshiron ta falënderojë Voklin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e familjes së Gjilanit.
Angazhimi dhe korrektësia e tij kanë qenë të vlerësuara nga bashkëlojtarët, stafi dhe tifozët tanë”, – thuhet nga klubi.
