Bilali largohet nga Gjilani

0%

Skuadra e Gjilanit mbetet pa futbollistin Sabit Bilali. “Sport Club Gjilani e falënderon Sabit Bilalin për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive.

Me përfundimin e kontratës, përfundoi edhe bashkëpunimi me mesfushorin nga Tetova, i cili u paraqit në 65 ndeshje kampionale dhe kater ndeshje të kupës me fanellën kuq e bardh, duke shënuar edhe tre gola. Klubi dëshiron ta falënderojë Bilalin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e familjes së Gjilanit.

Angazhimi dhe korrektësia e tij kanë qenë të vlerësuara nga bashkëlojtarët, stafi dhe tifozët tanë. I urojmë Sabitit shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij, shëndet dhe arritje në çdo hap të rrugëtimit të tij profesional. Faleminderit për gjithçka dhe suksese në sfidat e reja!”, njofton SC Gjilani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot