Endrick iu jep fund polemikave

0%

Endrick, i cili u aktivizua në fillim të pjesës së dytë në fitoren 2-1 të Brazilit ndaj Japonisë në 1/16 finale të Botërorit 2026, më në fund mori mundësinë e tij në këtë kompeticion dhe e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë, duke kontribuar në suksesin e “Seleçaos”. Sulmuesi i Real Madridit, i përdorur shumë pak deri tani, ndryshoi rrjedhën e ndeshjes me freskinë dhe veprimet e tij.

Pikërisht trajneri italian ishte në qendër të deklaratave të talentit të ri brazilian pas ndeshjes. Endrick theksoi rolin e trajnerit në zhvillimin e tij dhe në menaxhimin e sfidës, duke shpjeguar edhe rrugëtimin e fundit mes klubit dhe kombëtares: “Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës ndaj Zotit, sepse muajt e fundit kanë qenë të jashtëzakonshëm.

Nuk po luaja rregullisht te Real Madridi dhe pata mundësinë të shkoja të luaja diku tjetër, gjë që më ndihmoi shumë. Falënderoj Lyon-in, që më priti dhe më lejoi të shfaq talentin tim e të mbërrija në Botëror”. Më pas ai iu referua drejtpërdrejt Carlo Ancelottit: “Jam shumë mirënjohës ndaj trajnerit. Ai di gjithmonë çfarë duhet të bëjë dhe i lexon në mënyrë perfekte ndeshjet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sot më aktivizoi në fillim të pjesës së dytë për ta ndihmuar skuadrën të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes dhe të merrnim fitoren. Hyra në fushë me mentalitetin e duhur dhe u përpoqa të jepja kontributin tim”.

Burimi: Bota Sot