Shpërndaje në: Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se gjatë kontrollit rutinë dhe bastisjes së një vizitori në Qendrën Korrektuese të Dubravës, është parandaluar një rast i tentimit të futjes së mallrave kontrabandë brenda institucionit korrektues.
Gjatë kontrollit të detajuar, te vizitori thuhet se janë gjetur të kamufluara në trup dy telefona mobilë, një kartelë SIM dhe dy kabllo mbushëse, të cilat janë konfiskuar. Pas zbulimit të rastit, thuhet se vizita është anuluar, ndërsa ndaj personit në fjalë janë ndërmarrë procedurat e mëtejshme konform legjislacionit dhe rregullave në fuqi.
