Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka marrë vendim për lirimin e hapësirave të jashtme të shkollave për parking gjatë verës bashkatdhetarëve tanë nga diaspora. Sipas njoftimit, drejtorët e shkollave obligohen që t’ua lejojnë shfrytëzimin e oborreve dhe hapësirave të jashtme për parkingje, bashkatdhetarëve tanë nga diaspora për shkak të lehtësimit të qarkullimit të fluksit të madh.
“Lirimi i hapësirave të jashtme të shkollave që kanë hapësira të mjaftueshme për t’u shfrytëzuar për parkingje, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve tanë nga diaspora”, thuhet në njoftim. Ky vendim do të zbatohet nga data 1 korrik deri me datën 31 gusht, thuhet tutje në njoftim.
