Verstappen: Nuk kemi gjasa të duelojmë për titullin

0%

“Gjëja pozitive e garës së Austrisë është se për herë të parë ishim në garë për fitoren.” Kjo ishte deklarata e Max Verstappen, që u rendit i dyti me makinën Red Bull në pistën e Spielberg, duke dueluar deri në fund për fitoren. Por holandezi, 4 herë kampion bote në Formula 1, nuk imagjinon një garë për titullin kampion, duke i dhënë menjëherë fund çdo fantazie.

“Është e vërtetë që kanë mbetur më shumë gara sesa një vit më parë, por diferenca është e madhe,” tha Verstappen. “Kishim një ritëm të shkëlqyer në garë, por për të luftuar për titullin duhet të jemi më të plotë. Mendoj se kemi ende shumë probleme, qofshin ato çështje që lidhen me nisjen apo thjesht çështje procedurale prapa skenave”, shtoi holandezi.

“Ende kemi shumë punë për të bërë që të jemi aq të fortë sa kemi qenë në të kaluarën. Gara e radhës në Angli është një tjetër test i mirë për të parë nëse do të kemi vijueshmëri në rezultate” , tha Verstappen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot