Komuna e Kamenicës njofton për vazhdimin e procesit të dezinfektimit,

0%

Komuna e Kamenicës ka njoftuar qytetarët se gjatë mbrëmjes së sotme do të vazhdojë procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor (DDD) në pjesët e mbetura të territorit komunal. Sipas njoftimit zyrtar, aktivitetet e planifikuara do të nisin nga ora dhe do të zhvillohen në zonat ku ky proces ende nuk ka përfunduar.

“Njoftohen qytetarët e Komunës së Kamenicës se sot vazhdon procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor (DDD). Ky proces do të vazhdojë sonte nga ora në mbrëmje në pjesët e mbetura të komunës sonë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë zhvillimit të këtij procesi dhe të ndërmarrin masat e nevojshme parandaluese. “Luten të gjithë qytetarët që të kenë kujdes, t’i mbyllin dyert dhe dritaret në kohën e mbrëmjes kur edhe fillon procesi”, njofton Komuna e Kamenicës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjithashtu, komuna ka apeluar edhe tek bletarët që të ndërmarrin masa mbrojtëse për kosheret e bletëve. “Po ashtu edhe nga bletarët kërkohet që t’i mbyllin kosheret e bletëve sot dhe nesër në mbrëmje derisa të përfundojë ky proces”, thuhet më tej në njoftim.

Burimi: Telegrafi