Cunha tallet me Japoninë pas fitores dramatike të Brazilit

0%

Matheus Cunha provokoi tifozët japonezë pas fitores dramatike 2-1 të Brazilit ndaj Japonisë në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës, në një ndeshje që u vendos vetëm në minutat shtesë. Martinelli vendos fatin e ndeshjes Japonia kaloi e para në epërsi dhe ishte pranë një prej surprizave më të mëdha të turneut.

Megjithatë, Brazili reagoi me golin e Casemiros, i cili barazoi rezultatin me një goditje me kokë. Kur gjithçka po shkonte drejt vazhdimeve, Gabriel Martinelli realizoi golin e fitores në minutën e 93-të, duke siguruar kualifikimin e “Seleçaos” në fazën tjetër.

Cunha provokon tifozët japonezë Menjëherë pas golit vendimtar, Matheus Cunha u drejtua nga tifozët japonezë dhe ngriti pesë gishta, duke iu referuar pesë trofeve të Kupës së Botës të fituar nga Brazili. Më pas ai i provokoi edhe me fjalët: “Unë kam pesë!”, ndërsa stafi i Brazilit ndërhyri për ta larguar nga situata.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deklaratat e Japonisë motivuan Brazilin Para ndeshjes, sulmuesi japonez Kento Shiogai kishte deklaruar se Brazili nuk është më fuqia që ishte dikur. “Brazili ka qenë i fortë më parë, por tani? Sot mendoj se Franca dhe Argjentina janë më të forta. Për Brazilin nuk dëgjojmë më aq shumë. Ai ishte Neymari i dikurshëm, jo ai i sotmi”, kishte deklaruar Shiogai.

Këto komente u kritikuan nga mbrojtësi brazilian Marquinhos, i cili i quajti arrogante dhe theksoi se Brazili mbetet një nga kombëtaret më të mëdha në histori. Gjest respekti pas provokimit Pavarësisht festës së zjarrtë, Cunha pati edhe një gjest sportiv pas përfundimit të ndeshjes.

Sulmuesi brazilian shkoi të ngushëllonte mesfushorin japonez Ao Tanaka, i cili nuk i mbajti dot lotët pas eliminimit, duke e inkurajuar të mbante kokën lart pas paraqitjeve të shkëlqyera në këtë Botëror. Pas këtij kualifikimi, Brazili do të përballet në fazën e 1/8-ave me fituesin e ndeshjes mes Norvegjisë dhe Bregut të Fildishtë.

Nëse vazhdon rrugëtimin, “Seleçao” mund të përballet me Anglinë në çerekfinale.

Burimi: Bota Sot