​Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Shqipëri

0%

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se ka nisur shitja online e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e vlefshme për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Takimi do të zhvillohet më 2 korrik në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora .

Për herë të parë, Federata e Basketbollit e Kosovës do ta realizojë shitjen e biletave për ndeshjet e përfaqësueses në mënyrë online, përmes platformës KickTick, me synimin për t’u ofruar tifozëve një proces më të lehtë dhe më të shpejtë të blerjes.

Biletat tashmë janë në dispozicion me çmim prej katër eurosh, ndërsa federata u ka bërë thirrje të gjithë dashamirëve të basketbollit që të jenë të pranishëm në këtë përballje dhe të mbështesin Kosovën në rrugëtimin drejt kualifikimit për FIBA EuroBasket 2029.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot