Skuadra e Emirateve të Bashkuara Arabe ka zyrtarizuar ekipin që do të mbështesë Tadej Pogaçarin Turin e Francës 2026, ku objektivi kryesor është fitimi i titullit të pestë kampion. Skuadra ka ruajtur pjesën më të madhe të çiklistëve që ndihmuan sllovenin të triumfonte në dy edicionet e fundit, por ka bërë edhe disa ndryshime për t’iu përshtatur profilit të garës.
Përveç Pogaçarit, në ekip bëjnë pjesë Isaac del Toro, Tim Ëellens, Nils Politt, Florian Vermeersch, Brandon McNulty, Felix Grobschartner dhe Adam Yates. Drejtori sportiv Joxean Fernandez “Matxin” theksoi se kronometri ekipor i etapës së parë ka ndikuar ndjeshëm në përzgjedhjen e çiklistëve, duke favorizuar ata që kanë aftësi të spikatura në këtë disiplinë.
Pjesëmarrja e Adam Yates ishte në dyshim pas rrëzimit të tij në Xhiron e Italisë, por britaniku është rikuperuar në kohë dhe do të jetë i gatshëm për startin e garës në Barcelonë. Me një ekip të balancuar dhe me përvojë, skuadra UAE synon të dominojë Turin e Francës dhe t’i krijojë Pogaçarit kushtet ideale për të luftuar për një tjetër triumf në garën më prestigjioze të çiklizmit botëror.
