Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve rezulton të jetë i

0%

Policia nuk ka gjetur asnjë mjet të dyshimtë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Pas kontrolleve të kryera, qarkullimi është liruar. Në orët e mëngjesit Policia kishte marrë një informacion për një mjet shpërthyes. Edhe ditë më parë ishte pranuar një informacion i tillë, por që rezultoi i rrejshëm.

Zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana ka thënë se hetuesit policor dhe prokurori i shtetit kaë filluar punën për zbardhjen e këtij rasti. “Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjet asgjë e dyshimtë.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka njoftuar Pllana.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot