Partia Socialiste ka marrë masat e para ndaj deputetes së grupit Marjana Koçeku, e cila ditë më parë njoftoi largimin nga ajo parti, duke iu bashkuar protestës së qytetarëve. Deputetja Marjana Koçeku, pasi braktisi PS-në, është larguar dhe nga Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asoocimin.
Lajmi u konfirmua nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili bëri me dije deputetët se me kërkesë të kreut të grupit të PS, taulant Balla, ishte kërkuar zëvendësimi i saj me kolegun Erjon Malaj. “Me kërkesë të kreut të grupit të PS është kërkuar zëvendësimi i deputetëve në komisione.
Në komitetin parlamentar për stabilizim asocimin, deputetja Marjana Koçeku, largohet si anëtare dhe caktohet deputeti Erion Malaj ”, tha Peleshi mes të tjerave. Ai lexoi gjithashtu edhe kërkesën e kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi, që kërkoi interpelqancë me kryeministrin Edi Rama.
