Seancë plenare në Shqipëri, deputetët priten me thirrjet e

0%

Ditën e sotme ndërsa deputetë po mblidhen për seancën plenare të orës , protestuesit kanë njoftuar se po në të njëjtën orë do të zhvillojnë tubimin e tyre jashtë dyerve të Parlamentit. Protesta u njoftua mbrëmjen e djeshme nga nismëtarët, të cilët ftuan të gjithë qytetarët t’u bashkohen edhe këtë paradite në tubimin e tyre.

“Nesër në orën para Parlamentit, bashkohuni me ne”, u shpreh një nga nismëtarët gjatë tubimit të djeshëm. Ndërkohë siç raporton gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, deputetët po priten jashtë Parlamentit nga protestuesit me thirrjet: Ju erdhi fundi dhe opozitë e shitur.

Nga ana tjetër, në Parlament do të mbahet seanca e radhës plenare ku në rend dite janë: Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës . (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit) Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit) Projektligji “Për kontrollet zyrtare dhe aktivitete të tjera zyrtare, të kryera për të garantuar zbatimin e legjislacionit për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, të rregullimeve për shëndetin e mirëqenien e kafshëve, si dhe për shëndetin e bimëve e të produkteve për mbrojtjen e bimëve në Republikën e Shqipërisë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2025”. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2025”. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2025”.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2025”. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2025”. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2025”.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit për vitin 2025”. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2025”. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Burimi: Telegrafi