Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi fizik që ka ndodhur në orët e para të së hënës në Leposaviq. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rreth orës , një njësi policore gjatë patrullimit ka hasur në tre viktima, shtetas të Kosovës, të cilët kanë deklaruar se ishin sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur.
Ata kanë raportuar gjithashtu se sulmuesit ua kanë dëmtuar edhe veturën. Si pasojë e sulmit, tre viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, më vonë është paraqitur një i dyshuar, shtetas i Kosovës, i cili është intervistuar nga hetuesit. Leposaviq – .
Njësiti policor gjatë patrullimit kanë hasur tri viktimat meshkuj kosovarë, të cilët kanë deklaruar se ishin sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur të cilët ua kishin dëmtuar edhe veturën. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është paraqitur i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
