Shkenca gjunjëzohet para futbollit, “Mbreti i parashikimeve” gabon

0%

Kupa e Botës 2026 po dhuron surpriza aq të mëdha sa po thyejnë edhe llogaritjet më të sakta shkencore. “Mbreti i parashikimeve”, m atematicieni i famshëm i njohur botërisht për saktësinë e algoritmeve të tij në turnetë e kaluar, këtë herë ka dështuar në mënyrë spektakolare.

Sipas formulave të tij komplekse që kishin bërë xhiron e rrjetit përpara turneut, Holanda ishte përzgjedhur si fituesja e padiskutueshme e këtij Botërori, por realiteti në fushë foli krejt ndryshe. Parashikimi shkencor u hodh në erë që në pengesën e parë të fazës me eliminim direkt, pikërisht në raundin e gjashtëmbëdhjetëtave të finales.

Eliminimi dramatik i Holandës nga Maroku pas gjuajtjes së penalltive jo vetëm që la jashtë një nga superfuqitë e futbollit, por la me “gisht në gojë” edhe shkencëtarin e statistikave. Ky dështim i parakohshëm i “Tulipanëve” vërtetoi edhe një herë se magjia e futbollit nuk mund të programohet dhe as të parashikohet nga asnjë formulë matematikore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot