​I vrari në Dragash dyshohet se ishte imam – detaje të reja nga

0%

Personi që u vra mbrëmë në fshatin Zlipotok të Dragashit dyshohet se ishe imam në këtë komunë. Autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende identitetin e viktimës, por burime të KosovaPress thonë se bëhet fjalë për hoxhën Gazmen Tairovci. Rasti ku humbi jetën ishte raportuar të hënën rreth orës në polici, me telefon.

Fillimisht ishte thënë se në fshatin Zlipotok, komuna e Dragashit, kishte ndodhur një rrahje mes disa personave. Burime nga policia kanë thënë se me arritjen në vendin e ngjarjes, patrulla e forcave të rendit ka gjetur një person të shtrirë në tokë. Dyshimet e para ishin se atij I ishin shkaktuar lëndime me një mjet të mprehtë.

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati “Pas arritjes së ekipit mjekësor nga QKMF Dragash, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, G.T., mashkull rreth 47-vjeçar nga Zlipotoku i Dragashit”, thuhet në një raport të policisë. I dyshuari, gjithnjë sipas forcave të rendit, është identifikuar si B.H., mashkull 40-vjeçar nga Zlipotoku.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I njëjti ndodhet në arrati, ndërsa që nga mbrëmja e kaluar policia, sic ka thënë, është duke ndërmarrë veprime intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Stacionit Policor në Dragash, komandanti i stacionit, si dhe është njoftuar Njësia Rajonale e Hetimeve në Prizren, të cilës më vonë i janë bashkuar edhe njësi të tjera policore.

Hetimet janë duke u zhvilluar në koordinim me prokurorin e shtetit ndërsa rasti është inicuar si “Vrasje e rëndë”.

Burimi: Telegrafi