Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera ushtarake gjatë kontrollit të dy shtëpive të pabanuara në fshatin Potokmali të Leposaviqit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, më , rreth orës , gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë, 20 fishekë, dy kuti me sfera metalike për armë gjuetie dhe një makineri për mbushjen e fishekëve të armëve të gjuetisë.
Rreth 15 minuta më vonë, në një tjetër shtëpi të pabanuar në të njëjtin fshat, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole me karikator dhe pesë fishekë, 56 fishekë, një radiolidhje, municion për armë gjuetie, 22 kapsolla për armë gjuetie, dhe pajisje të tjera ushtarake. Policia ka gjetur edhe një xhaketë ushtarake me mbishkrimin e Serbisë.
Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet po vazhdojnë nën dyshimin për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut, edhe më , kishte njoftuar se janë gjetur armë, municion dhe mjete tjera ilegale në tri lokacione në Zubin Potok.
