Shpërndaje në: Një pjesë e lojtarëve të Marokut janë rritur e zhvilluar në Holandë. Dhe Maroku e eliminoi Holandën në Kupën e Botës. Kjo ka bërë që të aktualizohet deklarata e legjendës holandeze, Rafael van der Vaart e dhënë në mars. Ai kishte theksuar se vetëm marokenët e lindur në Holandë që nuk janë mjaftueshëm të mirë për të luajtur për Holandën shkojnë të luajnë për Marokun.
“Nuk dua të jem i pasjellshëm, por të gjithë marokenët këtu që nuk janë të mirë mjaftueshëm për të luajtur për Holandën, shkojnë për të luajtur për Marokun”, kishte thënë Van der Vaart në një televizion holandez. Në rrjetet sociale tashmë kanë nisur të tallen me ish-futbollistin për atë deklaratë.
