Shpërndaje në: Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë-Kosovë, të dielën e 29 qershorit. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Pajazit Islami”, ku është raportuar se një burrë është gjetur i pajetë në banesën e tij. Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Policia ka iniciuar rastin si “Hetim mbi vdekjen” dhe po vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.
