I ftohtë akull: Yassine Bounou u bë heroi i Marokut me pritje unike

0%

Yassine Bounou ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren e Marokut ndaj Holandës me rezultat 1-1 (3-2 pas penalltive) në fazën e 1/16 së finales së Kupës së Botës 2026. Portieri maroken u përball me presion të madh para serisë së penalltive, por në fund arriti të shndërrohej në heroin e mbrëmjes për kombëtaren e tij.

Bono pa fillimisht Justin Kluivert dhe Quinten Timber të dështonin nga pika e bardhë, por pavarësisht kësaj Maroku u vu sërish në vështirësi më pas gjatë ekzekutimeve. Pasi Achraf Hakimi humbi penalltinë e tij, përgjegjësinë për t’i dhënë avantazhin Holandës e mori Crysencio Summerville.

Megjithatë, Bono reagoi në mënyrë të jashtëzakonshme, duke lexuar goditjen e fuqishme të sulmuesit holandez dhe duke e ndalur atë me një pritje spektakolare me njërën dorë, konkretisht me krahun e majtë. This Yassine Bounou save wasn’t just sheer luck. At the start of the penalty shootout against the Netherlands, he was simply picking a side and diving.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

But midway through, he seemed to notice a pattern. The Dutch players were aiming their penalties slightly higher, trying to put… pic.twitter.com/Vl6ybCgmEV — RAD.

Abu Bakr (@Northorious) June 30, 2026 Kjo pritje i hapi rrugën Ismael Saibarit që të ekzekutonte penalltinë vendimtare, duke i siguruar Marokut kualifikimin në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës 2026 dhe duke vulosur një tjetër sukses historik për përfaqësuesen afrikane./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi