Po debatonin ashpër në makinë, burri plagos gruan e tij dhe më pas

0%

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Qipron në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një oficer policie, pjesë e Rojës Bregdetare, ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Edhe pse raportimet fillestare sugjeruan se gruaja kishte ndërruar jetë, mjekët në spital konstatuan se ajo kishte shenja jete.

Aktualisht, e plagosura ndodhet e intubuar në gjendje jashtëzakonisht kritike për jetën. Incidenti i rëndë ndodhi rreth orës të mëngjesit, brenda një automjeti ku çifti po debatonte ashpër. Një kalimtar rasti, i cili vuri re sherrin dhe pa autorin duke e kapur gruan nga qafa, u përpoq të ndërhynte për të qetësuar situatën.

Sipas dëshmisë së tij, oficeri e ka kërcënuar duke i kërkuar të largohej, ndërsa i ka thënë bashkëshortes: “Thuaji se nuk po të bëj asgjë, ti je gruaja ime”. Megjithatë, viktima i është lutur kalimtarit për ndihmë. Në atë moment, autori ka nxjerrë pistoletën e shërbimit, ka kërcënuar dëshmitarin dhe menjëherë pas kësaj ka qëlluar mbi gruan e tij dhe më pas mbi veten.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Forca të shumta të Departamentit të Hetimeve Penale në Limasol kanë rrethuar zonën dhe po grumbullojnë provat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: Bota Sot