Sërish alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

0%

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, me ç’rast janë ndërmarrë masa të menjëhershme sigurie. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur për Telegrafin se informacioni është pranuar rreth orës .

“Rreth orës , kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë”, ka deklaruar Pllana. Ai ka njoftuar se, menjëherë pas pranimit të informacionit, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për garantimin e sigurisë në zonë. “Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.

Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka shtuar ai. Policia nuk ka bërë të ditura ende detaje shtesë lidhur me natyrën e rastit, ndërsa njësitet kompetente po vazhdojnë veprimet në terren.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi